skip to main |
skip to sidebar
Jashtetoksoret
Fizikanti i madh Enriko Fermi thoshte qe me 1950 "Nqs jashtetoksoret (alienet) ekzistojne, atehere ku jane?" Dikush do te thote se ku e dime ne se nuk jane tashme ketu (psh si tek filmi 'Men in Black'), por eshte fakt, qe shkenca e sotme nuk ka arritur te gjeje ndonje fakt te bindshm mbi ndonje nderhyrje biologjike, kimike apo teknologjike, jashtetokesore. Ekziston fenomeni i UFO-ve, por si dhe dihet, ai eshte me shume nje akt besimi se sa i bazuar ne fakte te verteta empirike. Nese do te gjykonim sipas ligjeve te evulucionit dhe duke u bazuar ne numrin; miliarda yje vetem ne galaktiken tone (Udha e Qumeshtit) apo ne miliardat e galaktikave qe ekzistojne ne gjithesi, atehere me nje aryetim shume te thjeshte, i bie qe qyteterimet aliene-jashtetokesore te jene me miliarda.
Ne cdo sistem diellor me planete, ku jeta do te ishte e mundur, do te krijoheshin qyteterime. Kjo jete mund te mendohet si e ngjashme me ate qe njohim ne, apo dhe krejtesisht e ndryshme; e bazuar ne elemente totalisht te ndryshem. Sipas ligjeve te evulucionit - sapo te linde nje organizem primitiv, atehere ai do te ece drejt zhvillimit dhe deri ne stadin me te larte, pra ne krijimin e nje qyteterimi. Sipas ketyre arsyetimeve, duhet te mendojeme qe jeta inteligjente, apo dhe jo, eshte kudo. POR historia evolutive e tokes na ben te mendojme dhe dicka tjeter, qe do te na bente jo dhe aq te sigurte mbi ato arsyetimet e mesiperme. Qe nga lindja e jetes mbi toke, per 3 miliarde vite rrjesht, kane jetuar vetem organizma njeqelizore - dhe vetem qe prej 700 milione vitesh ekziston nje jete shumeqelizore, madje akoma nuk dihet me siguri dhe sakte, si ka lindur jeta njeqelizore dhe me pas kalimi i befasishem ne ate shumeqelizore.
No comments:
Post a Comment