skip to main |
skip to sidebar
Singulariteti teknologjik
Ç'është Singulariteti?
Singulariteti është një periudhë në të ardhmen kur ritmi i ndryshimeve teknologjike do të jetë aq i shpejtë dhe me ndikim aq të gjerë saqë ekzistenca njerëzore në këtë planet do të ndryshojë në mënyrë të pakthyeshme. Do ta kombinojmë fuqinë e trurit tonë - dijen, aftësitë dhe veçoritë e personalitetit tonë që na bëjnë njerëzor - me fuqinë e kompjuterëve për të menduar, për të arsyetuar, për të komunikuar dhe për të krijuar në mënyra që tani s'mundemi t'i përfytyrojmë. Ky bashkim i njeriut me makinën, si dhe shpërthimi i menjëhershëm në inteligjencën e makinave dhe i novatorizmave në fushat e kërkimeve gjenetike dhe në nanoteknologji, do të sjellë një botë ku nuk ekziston asnjë dallim ndërmjet biologjikes dhe mekanikes, ose ndërmjet realiteteve fizike dhe virtuale. Këto revolucione teknologjike do të na e bëjnë të mundshme t'i kapërcejmë limitet e trupit tonë të brishtë.
No comments:
Post a Comment